Politike

24 Qershor 2019, 15:04 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike që është në ‘arrest shtëpie’, Bardh Spahia ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai kërkon nga mbështetësit e tij që të bëjnë qëndresë dhe i falenderon  ata që e kanë mbështetur. Në reagimin e tij Spahia shprehet se e drejta triumfon mbi çdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit.

Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam prane cdo qendrestari e ushtari te demokracise qe mbron lirine duke u perballur me dinjitet e kurajo kunder te keqes qe po rikthehet per te mbytur e zene per fyti demokracine ne atdheun tone”, shton ish-deputeti.

POSTIMI I PLOTË

VETEM QENDRESE!

Të gjithëve e secilit, miq, kolegë, të njohur e të panjohur, brenda e jashtë vendit, u jam thellësisht mirënjohës për solidaritetin, vëmendjen e mesazhet! E drejta triumfon mbi cdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit, ashtu si vendosmëria për të bërë gjënë e duhur për këtë vend, nuk lëkundet as edhe një sekondë! Solidariteti njerëzor mbetet sinjali më i qartë se shpresa është e fortë në këtë vend, njëlloj si ndërgjegjësimi se beteja kundër të keqes nuk është e lehtë, por aspak e pamundur! Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim!

Për formim e traditë familjare, besoj tek qëndresa përballë të keqes, si rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Ajo betejë bëhet vec pastër, pa kthesa e konformizma! Paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët vec rrëzohen! Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja! Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam prane cdo qendrestari e ushtari te demokracise qe mbron lirine duke u perballur me dinjitet e kurajo kunder te keqes qe po rikthehet per te mbytur e zene per fyti demokracine ne atdheun tone. E aty do jem bashke me ta, mirenjohes per sherbimin qe i bejne kombit te vet, me sa te kem mundesi e sa te kem fryme! Respekt për të gjithë qëndrestarët!#AsnjëHapPas #Tebashkuarjadalim #RamaIk

Gjykata e Shkodrës të shtunën vendosi që të linte në “arrest shtëpie” Bardh Spahinë, pasi ky i fundit mori pjesë në protestën për lirimin e KZAZ-së.  Po ashtu kujtojmë se Bardh Spahia u ndalua teksa ishte në një emision live, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia dhuna ne protestat e opozites ndalohet bardh spahia spahia ne arrest shtepie zbrazja e kzaz-ve te votimit bardh spahia dhuna ne protestat e opozites ndalohet bardh spahia spahia ne arrest shtepie zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll