Politike

Shkarkimi i Metës, debate te Komisioni i Ligjeve/ Braho: Dekreti, s’është llastik për të mbathura. “Preket” Fino

24 Qershor 2019, 12:01 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës, debate te Komisioni i Ligjeve/ Braho: Dekreti,

TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve në Parlament është diskutuar kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Lëvizje kjo e ndërmarrë nga maxhoranca pas dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. 

Sipas mazhorancës dekreti i Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve është një shkelje e rëndë Kushtetuese, ndërsa përfaqësuesit e opozitës janë shprehur se në Kushtetutë termi nuk përcaktohet qartë.

Kjo çështje ka nxitur edhe jo pak debate mes deputetëve, Spartak Braho dhe Ralf Gjoni. Të dy kanë kaluar në fyrje mes njëri-tjetrit, debat i cili nisi lidhur me procedurën që duhet të ndërmarrë Komisioni për dekretin e Metës. 

Disa javë më parë presidenti Ilir Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit me pretendimin e nëse zhvilloheshin pa opozitën ishin jodemokratike. Opozita përshëndeti vendimin e presidentit, ndërsa maxhoranca nisi mbledhjen e votave për shkarkimin e tij. në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, dekreti i Metës u dërgua për t’u shqyrtuar në Kolegjin Zgjedhor, i cili vendosi se zgjedhjet do të zhvillon më 30 qershor.

Vendimi i Kolegjit ende nuk është zbardhur për argumentet që Kolegji ka marrë për bazë për rrëzimin e këtij dekreti, por kjo ishte përballja e parë e dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve me një institucion në mungesë të gjykatës Kushtetuese.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aurora mara bashkim fino komisioni i ligjeve ps shkarkon metën ralf gjoni spartak braho aurora mara bashkim fino komisioni i ligjeve ps shkarkon metën ralf gjoni spartak braho

Sondazh

Poll