Politike

Alarm në burgje, nëpunësit nën terror, ministrja shpall gjendje gatishmërie…arsyeja: Dashuria për atdheun!

24 Qershor 2019, 14:34 Nga DOSJA
Alarm në burgje, nëpunësit nën terror, ministrja shpall

TIRANË- Situata politike në vend ka prekur edhe administratën e burgjeve.
Pas policisë, mjekëve edhe punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë, dhe ato të vuajtjes së dënimit, kanë kaluar në gjendje gatishmërie.

Burime nga Ministria e Drejtësisë, i thanë Dosja.al se ministrja Etilda Gjonaj me një urdhër verbal të datës 19 qershor 2019, ka kaluar në gjendje gatishmërie të gjithë stafin.

Kjo gjendje gatishmërie është për 24 orë, deri në një urdhër të dytë.

Po të njëjtat burime, i thanë Dosja.al se ministrja iu ka komunikuar se gatishmëria është pa pagesë pasi është një shërbim ndaj atdheut.

Shumëkush do të habitet, por raportimi për situatën në burgje veçanërisht bëhet çdo një orë, madje edhe natën.

Ky urdhër ka sjellë pakënaqësinë e nënpunësve të ministrisë së Drejtësisë, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë orë dhe pa orë në punë.

Ky urdhër vjen pak ditë pasi presidenti Ilir Meta ngriti shqetësimin se situata në burgje është e përkeqësuar, por ishte vetë drejtori i Burgjeve që e hodhi poshtë shqetësimin e Metës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj situata në burgje etilda gjonaj situata në burgje

Sondazh

Poll