Politike

Zgjedhjet/ Zbardhet telefonata e ministrit të Jashtëm italian me Ramën e Bashën: Shmangni dhunën

24 Qershor 2019, 12:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Zbardhet telefonata e ministrit të Jashtëm italian me

TIRANË– Ministri i Jashtëm i Italisë,  Enzo Moavero Milanesi ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Mësohet se kryefjala e bisedës telefonike e Moaveros me të dy zyrtarët shqiptarë kanë qënë zgjedhjet e 30 qershorit. 

Kryediplomati italian ka kërkuar që të shmanget të gjithë format e dhunës në mënyrë që të mos ketë të lënduar në njerëz. 

“Të shprehen mendimet në format demokratike. Përveç të gjithë divergjencave të shmanget dhuna. Me rëndësi të madhe është zbatimi i rregullave të demokracisë”

Me këtë “frymë të besnikërisë së ndërsjelltë të ndërsjelltë në dialektikën politike kundërshtare”, theksoi ministri, “siguria dhe korrektësia e procesit zgjedhor në Shqipëri duhet të sigurohet”, i cili do të monitorohet edhe nga një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE-ODHIR, vëzhgues nga shumë vende të tjera, përfshirë Italinë.

Zgjedhjet lokale në Shqipëri do të zhvillohen më 30 qershor, pa përfshirjen e opozitës së bashkuar. Opozita ka vendosur bojkot me pretendimin se nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme me Ramën në krye të qeverisë. Nga ana tjetër presidenti Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet, dekret i cili u rrëzua si i pavlerë ditën e sotme nga Kolegji Zgjedhor.  

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama enzo moavero milanesi kriza politike lulzim basha zgjedhjet lokale 2019 edi rama enzo moavero milanesi kriza politike lulzim basha zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll