Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin/ Reagon LSI: Vendim ‘hiç’ për zgjedhje që nuk ekzistojnë

24 Qershor 2019, 13:05 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin/ Reagon LSI: Vendim

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimi të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se sot dhanë një vendim hiç, zero dhe idiot për ca zgjedhje që nuk ekzistojnë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kolegji zgjedhor vendos edhe per tredhjen qenve te rruges po ja kerkoi Babloku!!

Babloklokezit e kolegjit zgjedhor ose anetaret e estrades rilindase mund te vendosin pa frike edhe per tredhjen e qenve te rruges po jua kerkoi Babloku.

Sot dhane nje vendim hiç, zero dhe idiot per ca zgjedhje qe nuk ekzistojne.

Ndaj cdo ceshtje qe te keni o njerez qe nga konflikti per riparimin e murit te ëc,dhunen ndaj maceve,tredhjen e qenve te rruges etj cojuani ketyre idioteve se japin vendim keta boll t’jua kerkoje Babloku.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot për herë të parë dekretin e Presidentit Ilir Meta. Vendimi i Kolegjit ende nuk është zbardhur për argumentet që Kolegji ka marrë për bazë për rrëzimin e këtij dekreti, por kjo ishte përballja e parë e dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve me një institucion në mungesë të gjykatës Kushtetuese.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metes kolegji zgjedhor petrit vasili zgjedhjet lokale 30 qershor dekreti i metes kolegji zgjedhor petrit vasili zgjedhjet lokale 30 qershor

Sondazh

Poll