Politike

Shkarkimi i Metës/ Fino “i prekur” në Komisionin e Ligjeve: Me dhimbje kemi marrë këtë masë

24 Qershor 2019, 11:58 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ Fino “i prekur” në Komisionin e

TIRANË– Deputeti i PS-së, Bashkim Fino gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve është shprehur se vendimi i Metës për anulimin e zgjedhjeve përbën shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës.

Sipas Finos, maxhoranca po i ndjek me dhimbje procedurat për shkarkimin e Metës, por reagimi ka ardhur vetëm si pasojë e shkeljes së Kushtetutës.

Presidenti ka marrë një copë letër, ka shkruar çfarë ka dashur dhe i ka vendosur emrin dekret. Ajo që më bën përshtypje është letra që presidenti i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë për argumentet e ç’dekretimit. Gjuha e përdorur prej tij është ironike, paragjykuese dhe hipokrite. Jemi përpara një shkelje të nenit 92 të Kushtetutës dhe me dhimbje kemi marrë këtë masë që po ia paraqesim Parlamentit”, tha Fino.

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve në Parlament është diskutuar kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit për të shkarkuar presidentin Meta pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim fino komisioni i ligjeve ps shkarkon metën bashkim fino komisioni i ligjeve ps shkarkon metën

Sondazh

Poll