Bota

Arrestohen 10 persona në Shkup, akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike(Reagimet)

23 Dhjetor 2021, 19:18 Nga DOSJA
Arrestohen 10 persona në Shkup, akuzohen për trafikim të

MAQEDONIA E VERIUT- 10 persona janë arrestuar dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, pasi dyshohen për veprën penale “Trafikim” si dhe “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”. Alsat.mk shkruan se personat e arrestuar janë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal nga Shkupi dhe Kumanova. Sipas policisë, grupi i organizuar kriminal ka shpërndarë në treg prekursorë nga dogana e Aeroportit Ndërkombëtarë të Shkupit deri në kufirin me Kosovën.

“Katër nga anëtarët e grupit kriminal, në mesin e të cilëve dy nëpunës policorë dy herë kanë ndihmuar në transportin e paligjshëm me qëllim shitjen e prekursorëve, nga dogana e Aeroportit të Shkupit deri në afërsi të kufirit me Kosovën. Nëpunësit doganorë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe nuk kanë kryer kontrolle të duhura të mallrave sipas deklarimeve të transportuesve”, njoftojnë nga MPB-ja.

Prokuroria ka njoftuar se për rastin në fjalë është hapur procedurë hetimore ndaj 9 personave. Njëri nga të dyshuarit është në arrati.

“Doganierët e dyshuar në kundërshtim me kompetencat e tyre gjatë kontrollit nuk kanë ndërmarrë masa me të cilat do të kishin vërtetuar parregullsitë edhe pse moduli për menaxhimin me rreziqe gjatë kontrolleve ka detektuar kanal të kuq. Me këtë veprim kanë mundësuar që në kontrollet doganore të kalojnë mallra që nuk përputhen me deklarimet e evidentuara”, thonë nga Prokuroria.

Mbi këtë rast ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ku një një deklaratë tha se në mesin e të arrestuarve janë edhe tre pjesëtarë të policisë si dhe pesë doganierë. Ai shtoi se aksionit i ka paraprirë hetim nëntë mujor. Ndërkohë që grupi tashmë i arrestuar, sipas Spasovskit ka pranuar një dërgesë nga Egjipti në aeroportin e Shkupit me mbi 1 milion tableta pseudoefredin, në vlerë prej mbi 100.000 dollarë.

“Fugoni është gjetur tek shtëpia e njërit nga të dyshuarit dhe pas urdhrit të marrë paraprakisht nga gjykatësi i lëndës paraprake nga Gjykata themelore Kumanovë, është kryer kontroll në automjet dhe në shtëpi. Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet ka 13 kuti të mëdha, në të cilat gjithsej kishte 1.555.600 tableta të pa paketuara në fabrikë dhe pa udhëzim, nga një kompani egjiptiane. Gjatë kësaj fatura në pajtueshmëri me deklaratën për të cilën bëhet fjalë për galenteri për telefona celular dhe kompjuter, për të cilat janë paguar të dhëna prej 3500 dollar, por pas vlerësimit të kryer nga ana e Drejtorisë së doganave, është konstatuar se bëhet fjalë për prodhime jashtë asaj që është deklaruar – tableta pseudoefredin”, deklaroi Spasovski.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni arrestohen 19 persona ne maqedonine e veriut oliver spasovski arrestohen 19 persona ne maqedonine e veriut oliver spasovski

Sondazh

Poll