Bota

Përdhunimi në Drenas, dënohen mësuesi, polici, avokati dhe 4 persona të tjerë

23 Dhjetor 2021, 18:26 Nga DOSJA
Përdhunimi në Drenas, dënohen mësuesi, polici, avokati dhe 4

KOSOVË – Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur ditën e sotme vendimin ndaj shtatë të akuzuarve për rastin e përdhunimit dhe shfrytëzimit seksual të vajzës së mitur nga Drenasi.

Gjykata ka dënuar me 4 vite burg policin Vesel Veseli për veprën penale “keqpërdorim seksual”. Me 4 vite e 6 muaj është dënuar edhe mësuesi Shkelzen Xhekaj me akuzat për shfrytëzim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin dhe profesionin dhe gjtihashtu mashtrimi me anë të martesës për kryerjen e veprave seksuale.  Ndërsa, avokati Gazmend Halilaj është shpallur fajtor për veprën penale keqpërdorim seksual dhe është dënuar me 2 vite burg.

Kurse katër personat e tjerë F.C, I.R, H.H dhe G.Z janë dënuar me kusht me nga dy vite burg nëse brenda tre vitesh nuk kryejnë asnjë vepër tjetër penale.

Kosova është tronditur nga historia e përdhunimit të adoleshentes. Vajza me iniciale A.G. është abuzuar prej dy vitesh nga profesori i saj i informatikës dhe për këtë arsye ka shkuar ta denoncojë atë në polici. Adoleshentja është paraqitur në komisariatin e Drenasit në Kosovë për të bërë denoncimin por polici i identifikuar së fundmi si Vesel Veseli, i ka marrë dëshminë dhe i ka kërkuar vajzës të zhvishet për ta fotografuar, me preteksin se i duheshin prova për rastin. Hetuesi Vesel Veseli më pas e ka shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të. Ajo ka abortuar dy herë për një vit rresht që ka pasur marrëdhënie me oficerin e policisë. Veseli e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti, në Prishtinë.

Njoftimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve SH.XH, V.V, G,H., F.C, I.R, G.Z dhe H.H. I akuzuari Sh.XH. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës nga neni 240 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj. I akuzuari V.V. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve. I akuzuari G.H. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.3 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve.

I akuzuari F.C. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite me kusht që në afat prej 3 (tre) viteve nuk kryen vepër tjetër penale. I akuzuari I.R. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite me kusht që në afat prej 3 (tre) viteve nuk kryen vepër tjetër penale. I akuzuari G. Z. Konfom nenit 364 par.1 pika 1.3 lirohet nga akuza për veprën penale Frikësimi gjatë procedurës nga neni 395 të KPRK-së. Ndaj të akuzuarit H.H. konform nenit 363 par.1 nën par.1.1 gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora drenasi kosove perdhunimi drenas perdhunimi i te mitures ne drenas drenasi kosove perdhunimi drenas perdhunimi i te mitures ne drenas

Sondazh

Poll