Sport

“Njeri pa nder”! Ultrasit e Lazios ultimatum lojtarit pas gjestit: Largohu nga Roma

23 Dhjetor 2021, 14:34 Nga DOSJA
“Njeri pa nder”! Ultrasit e Lazios ultimatum lojtarit pas gjestit:

ITALI- Te Lazio ka një çështje Acerbi. Ndaj mbrojtësit ka ardhur një deklaratë e ashpër nga ultrasit e skuadrës bardhekaltër. “Njeri pa nder, larg Romës menjëherë”. Në zanafillën e zemërimit të tifozëve, ishte festa e tij në golin e shënuar ndaj Genoas duke bërë shenjën që të gjithë të heshtin.

“Të gëzojë duke iu përgjigjur kritikave? Më intereson pak gjë kjo. Fatmirësisht njerëzit nuk e dinë se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes”. Tashmë Acerbi është në pikën e kritikave të tifozëve të tij.

KOMUNIKATA E ULTRASVE TË LAZIOS

Njeri pa nder, larg Romës menjëherë. Asnjë falje për ata që tradhtojnë! Kjo nuk është thjesht një slogan, por është shumë më shumë. Do të thotë që tifozët vlejnë më shumë se lojtarët, se flamuri ynë që është i shenjtë! Sfiduam me hundë të fortë Chinaglia, Nesta, Mihajlovic, monumentet e historisë sonë. Ne hymë në dhomat e zhveshjes, në Tor di Quinto dhe Formello sepse disa lojtarë, madje shumë më fisnikë se një nga Chievo dhe Sassuolo, nuk na kishin respektuar.

Acerbi heshti tifozët në ndeshjen e fundit pas muajsh mbështetje. Sot kishte mundësinë si burrë të kërkonte falje nën sektorin e mysafirëve, megjithatë, në fund të ndeshjes, si lepur, ndërsa lojtarët e tjerë erdhën për të brohoritur me ne, ai u largua. Nuk na intereson që Acerbi është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Lazios. Djersa, vendosmëria dhe respekti janë të rëndësishme për ne. Kjo është arsyeja pse nga sot Francesco Acerbi nuk është më i mirëpritur këtu në Romë. Për sa kohë është këtu, ai do të shahet, në çdo ndeshje! ”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lazio lazio

Sondazh

Poll