Bota

Ishin në Hawaii, 7 punonjës të Pentagonit rezultojnë pozitivë me COVID

23 Dhjetor 2021, 15:34 Nga DOSJA
Ishin në Hawaii, 7 punonjës të Pentagonit rezultojnë

SHBA – Pentagoni njoftoi të enjten se shtatë punonjës të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, të cilët ishin në Havai javën e kaluar për një vizitë zyrtare, kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Stafi ishte në Honolulu, si pjesë e vizitës së Zëvendës Sekretares së Mbrojtjes Kathleen Hicks në Komandën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Indo-Paqësorin, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Vetë zonja Hicks ka rezultuar negative.

Stafi u testua pas udhëtimit të javës së kaluar dhe ndodhet në karantinë, tha zoti Kirby, duke shtuar se Pentagoni po kontaktonte hotelet, bazat dhe anëtarë të personelit, që mund të kenë rënë në kontakt me personat që kanë rezultuar pozitive.

Zonja Hicks u ndal në Havai si pjesë e një turi në bazat ushtarake amerikane javën e kaluar. I gjithë stafi që e shoqëroi atë ndoqi udhëzimet e CDC-së, “përfshirë vendosjen e maskave dhe ruajtjen e distancës fizike aty ku ishte e mundur”, thuhej në deklaratën e zotit Kirby.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid john f. kirby john kirby shba covid john f. kirby john kirby shba

Sondazh

Poll