Bota

Mario Draghi mund të kandidojë për president të Italisë: Jam gjysh në shërbim

23 Dhjetor 2021, 08:19 Nga DOSJA
Mario Draghi mund të kandidojë për president të

ITALI- Kryeministri i Italisë Mario Draghi ka treguar se mund të kandidojë edhe për president. Mediat e huaja po spekulojnë për ambiciet e mundshme presidenciale të kryeministrit, pasi mandati shtatëvjeçar i Sergio Matarella përfundon në shkurt.

Spekulimet filluan pasi të gjithë u befasuan nga fjalët e Draghi : Unë jam një gjysh në shërbim të institucioneve. Asnjëherë kryeministri nuk ishte ekspozuar kaq qartë mbi mundësinë e lëvizjes së postit të tij.

Nëse Draghi, i cili gëzon respekt jashtë vendit, hyn në Pallatin Quirinal, do të ishte një sinjal i një stabiliteti të caktuar në Itali në shtatë vjetët e ardhshëm. Një tjetër kandidat për presidentin e Italisë është ish-kryeministri Silvio Berlusconi, i mbështetur nga qendra e djathtë.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota itali mario draghi itali mario draghi

Sondazh

Poll