Politike

Skandali me pagat, Ylli Manjani: Këta persona duhet të ishin arrestuar

22 Dhjetor 2021, 22:11 Nga DOSJA
Skandali me pagat, Ylli Manjani: Këta persona duhet të ishin arrestuar

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se personat që kanë akses të ngushtë në serverin e të dhënave personale duhet të ishin arrestuar nga Prokuroria e Tiranës për të kapur provat në lidhje me nxjerrjen e të dhënave personale.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, duke folur për publikimin online të rrogave të qytetarëve, Manjani u shpreh se edhe qeveria sot duhet të ishte nën hetim për këtë skandal.

“Prokuroria e Tiranës duhet t’i kishte arrestuar me autobus këta. Duhet të ishin arrestuar për t’u ndaluar aksesi me kompjuterin të gjithë administratorët legalë. Janë disa në disa zyra. Këto duhet të ishin brenda për të ruajtur provën. Këta mund të jenë me një akses në shtëpi dhe pastrojnë gjurmët. Qeveria është e akuzuar sot për këtë gjë se nuk e ka ruajtur të dhënën time. Qeveria duhet të ishte nën hetim sot dhe duhet të qepte gojën”, tha ndër të tjera Ylli Manjani.

Marrë nga Tvklan.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ylli manjani ylli manjani

Sondazh

Poll