Aktualitet

Motrat e Hekuran Billës: Ne varrosnin vëllanë, familja Marku bënte festë

22 Dhjetor 2021, 20:48 Nga DOSJA
Motrat e Hekuran Billës: Ne varrosnin vëllanë, familja Marku

TIRANË – Motrat e Hekuran Billës, i cili u vra në qershor të vitit të kaluar  në “Komunën e Parisit” pranojnë se vëllai i tyre ka patur probleme vetëm me familjen Marku. Në emisionin “Shënjestër” në “News 24” u publikuan dëshmitë e tyre në polici, ku Lulzime Billa shprehet se Hekurani nuk e pranonte vrasjen e Prel Markut në vitin 2006 në Angli.

“Në lidhje me familjen Marku dua të sqaroj se vëllai im nuk e pranonte të kishte kryer krimin. Për këtë arsye nuk kërkonte pajtim. Hekurani nuk ka pasur asnjë problem tjetër dhe ecte pa probleme në rrugë”, shprehet Lulzime Billa

Motra tjetër e Hekuran Billës, Violeta, tregon se ditën kur po përgatiteshin për varrimin e të ndjerit, persona të ndryshëm i kanë treguar se familja Marku festoi vdekjen e tij.

“Gjatë pritjes së ngushëllimeve persona të ndryshëm më kanë treguar se familja Marku kishte bërë festë, duke thënë se kishin marrë hakun e vëllait që i kishte lënë amanet babai i tyre. Në familjen e tyre nuk i ka shkuar asnjë person për t’i çuar fjalë në lidhje me këtë vrasje sipas kanunit.  Problemi i vetëm që Hekurani ka pasur ka qenë me këtë familje dhe dyshimet e vetme në lidhje me vrasjen janë familjarët e Prelë Markut”, thotë Violeta Billa.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutihet hekuran billa ekzekutihet hekuran billa

Sondazh

Poll