Aktualitet

U arrestua për vrasjen e Billës, alibia që shpëtoi Pusin: Isha në arrest shtëpie

22 Dhjetor 2021, 21:05 Nga DOSJA
U arrestua për vrasjen e Billës, alibia që shpëtoi Pusin:

TIRANË– Gjekson Pusi ishte personi i fundit i ndaluar për ekzekutimin e Hekuran Billës. Në emisionin “Në shënjestër” u publikua këtë mbrëmje dëshmia e 33-vjeçarit që dyshohej se ka qenë personi që drejtoi makinën me të cilën u krye atentati ndaj Billës.

Pusi nuk e mohoi që kishte njohje me Viktor Markun, ekzekutorin e dyshuar të Hekuran Billës, por mohoi të ishte i përfshirë në krim duke thënë se natën e ngjarjes kishte qenë në shtëpinë e tij në Shkodër.

Si alibi ai përdori faktin që ishte në ‘arrest shtëpie’ për një ngjarje të kryer vetëm disa kohë para se të ekzekutohej Hekuran Billa. Ai nuk u mor nën akuzë, pasi një profil ADN-je, i përftuar nga mbetjet biologjike të gjetura në makinën e krimit, nuk rezultoi i përputhshëm me kodin e tij gjenetik.

“Viktor Markun e kam kushëri të largët të dajave të nënës time. Ai banon në një distancë rreth 500 m nga banesa ime. Kemi vite që njihemi dhe komunikojmë me njëri-tjetrin por nuk është se kemi ndonjë miqësi. Sebastian Malin e njoh si fytyrë pasi është nipi i Viktorit, por nuk kam muhabet me të. Natën e vrasjes së Hekuran Billës kam qenë në shtëpinë time për shkak se kisha një masë sigurie ‘Arrest Shtëpie’ nga Gjykata,”- tregonte Pusi.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjekson pusi hekuran billa gjekson pusi hekuran billa

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2021, 18:09

Aksident me vdekje te Ura e Zogut në Milot

LAÇ– Një person, kalimtar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aut...