Aktualitet

Dyshohet se shoqëroi vrasësit e Billës, Pusi: Natën e vrasjes isha në shtëpi

22 Dhjetor 2021, 21:11 Nga DOSJA
Dyshohet se shoqëroi vrasësit e Billës, Pusi: Natën e

TIRANË – Petrit (Xhekson) Pusi, ish-i akuzuar si shoqëruesi i vrasësve të Hekuran Billës në 11 qershor 2020, refuzon të ketë marrë pjesë në vrasjen e tij në “Komunën e Parisit”. Emisioni “Shënjestër” në “News 24” zbuloi dëshminë e tij, motrave të viktimës dhe Adiola Lakrës. Në dëshminë e dhënë, Pusi pranon se është kushëri i largët me Viktor Markun, njërin prej të arrestuarve për atentatin ndaj Billës. Megjithatë, ai refuzon pjesëmarrjen në ngjarje duke u justifikuar se natën e krimit ka qenë në shtëpi për shkak të masës “arrest shtëpie” të vendosur nga gjykata për një ngjarje tjetër.

“Viktor Markun e kam kushëri të largët të dajave të nënës time. Ai banon në një distancë rreth 500 m nga banesa ime. Kemi vite që njihemi dhe komunikojmë me njëri-tjetrin por nuk është se kemi ndonjë miqësi. Sebastian Malin e njoh si fytyrë pasi është nipi i Viktorit, por nuk kam muhabet me të. Natën e vrasjes së Hekuran Billës kam qenë në shtëpinë time për shkak se kisha një masë sigurie ‘Arrest Shtëpie’ nga Gjykata”, shprehet 33-vjeçari Petrit Pusi.

Pas analizave të ADN-së, Pusit iu hoq akuza për vrasjen e Hekuran Billës.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa ekzekutohet hekuran billa

Sondazh

Poll