Aktualitet

Ben Blushi reagon për publikimin e të dhënave personale: Paga ime 24 herë më e vogël

22 Dhjetor 2021, 20:07 Nga DOSJA
Ben Blushi reagon për publikimin e të dhënave personale: Paga ime

TIRANË– Gazetari dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara sot për pagën e tij mujore gjatë kohës që drejtone televizionin kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se paga e tij nuk ka qenë asnjëherë 247 milionë lekë të vjetra, por dhjetë herë më e vogël.

Blushi shton më tej se në respekt të kompanisë ku ka punuar dhe të bashkëpunëtorëve të tij është i detyruar t’i sqarojë këto zëra dhe kërkon që ky skandal të ketë të paktën një përgjegjës.

Reagimi i plotë:

Nga publikimet e paautorizuara te disa portaleve sot kam mesuar se kam nje rroge qe nuk e kam. Ne respekt te bashkepuntoreve te mi, ne kompanine ku kam punuar deri perpara tre javesh, dua te them se, rroga ime eshte 24 here me e vogel se ajo qe pretendohet se eshte. Duke e ditur se kurioziteti njerezor, nuk e ndal dot vuajerizmin te kthehet ne sport ekstrem, shpresoj qe te pakten nje here, ekspozimi i padenje dhe ne rastin tim edhe i pavertete, i te dhenave personale te kete nje pergjegjes.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ben blushi skandali me pagat e qytetareve skandali me te dhenat personale ben blushi skandali me pagat e qytetareve skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2021, 18:09

Aksident me vdekje te Ura e Zogut në Milot

LAÇ– Një person, kalimtar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aut...