Aktualitet

S’ndalon me kaq, do publikohet një databazë e tretë, Kaso: Regjistrat e kredive

22 Dhjetor 2021, 21:27 Nga DOSJA
S’ndalon me kaq, do publikohet një databazë e tretë, Kaso:

TIRANË– Ivi Kaso, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike thotë se databaza për pagat është vazhdim i publikimit të të dhënave për votuesit para zgjedhjeve. I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Kaso tha se pas publikimit të dy listave të para qëndron dhe një listë e tretë që ka të dhëna më sensitive, pasi lidhet me kreditë. 

Ai shtoi se shumë shpejt do të dalë regjistri i kredive që ekspozon të dhëna akoma më të ndjeshme të qytetarëve, e këtë herë jo vetëm përballë institucioneve shtetërore. 

“Ka dyshime se databaza ishte në disa nivele, ishte niveli i parë që u bë publik dhe ky është niveli i dytë. Flitet që ka dhe nivele të tjera që kanë të dhëna akoma edhe më sensitive siç janë të dhënat bankare, regjistri i kredive që ekspozon përballë jo vetëm institucioneve shtetërore por edhe grupeve kriminale,”- tha ai.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ivi kaso skandali me pagat e qytetareve ivi kaso skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll