Bota

1 kg kokainë dhe 1200 euro në banesë, kapet në flagrancë 35-vjeçari në Kosovë

22 Dhjetor 2021, 18:49 Nga DOSJA
1 kg kokainë dhe 1200 euro në banesë, kapet në

KOSOVë – Policia e Kosovës arrestoi një 35-vjeçar në Leposaviç pasi iu gjetën në banesë rreth 1 kg kokainë. I ndaluari M.V. (shtetas me nënshtetësi serbe dhe holandeze) u arrestua pas informacioneve që mori Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Mitrovicë Veri se një person mbante drogë në banesë.

Njësia policore ushtroi kontroll në banesën e 35-vjeçarit në Leshak të Leposaviçit ku gjeti 1,297 kg kokainë, 1200 eruo, 12 mijë dinarë serbë dhe dy telefona. Ai akuzohet për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Pas dy ditësh qëndrimi në paraburgim, 35-vjeçari serbo-holandez do të përballet në gjyq.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll