Bota

Dha dorëheqen si kryeministër, Zaev: Ishte nder t’ju shërbeja

22 Dhjetor 2021, 17:27 Nga DOSJA
Dha dorëheqen si kryeministër, Zaev: Ishte nder t’ju

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dërguar një letër në Kuvend pasi dha dorëheqjen. Ina online shkruan se në letër, Zaev shkruan se me dorëheqjen që ka dhënë ka marrë përgjegjësi dhe jep shembull për detyrën qytetare të liderve të ardhshëm. Në letër, Zaev gjithashtu ka falenderuar deputetet dhe qytetarët për besimin që u ka dhënë.

“Sot ia kam dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, dorëheqjen time nga pozita e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Demokracia do të thotë edhe përgjegjësi. Me dorëheqjen time marr përgjegjësi dhe jap shembull për detyrën qytetare të liderëve të ardhshëm, por jap edhe një kontribut tjetër në forcimin e kapaciteteve demokratike të shtetit. Ishte një nder i madh të isha në gjendje të shërbeja dhe të kisha besimin e shumicës së popullit për katër vitet e fundit. Dëshiroj të falënderoj deputetët, këtë dhe përbërjen e mëparshme, anëtarët e të dy përbërjeve të Qeverisë gjatë mandatit tim dhe qytetarët e vendit tonë. Uroj mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë, për të gjitha komunitetet, për të gjithë njerëzit tanë,” shkruan Zaev.

Pas dorëheqjes së kryeministrit, dorëhiqet e gjithë Qeveria. Kuvendi konstaton dorëheqjen e organit ekzekutiv dhe njofton presidentin për hapat e mëtejmë. Nga e enjtja vijon afati 10 ditorë për ndarjen e mandatit. Mandatar për shumicë të re do të jetë kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Pas besimit të mandatit vijon afati 20-ditor për propozimin e programit dhe kabinetit qeveritar në Kuvend. Zgjedhja e Qeverisë së re LSDM-BDI-Alternativa pritet të votohet ne mesin e muajit janar.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet zoran zaev zoran zaev dorehiqet zoran zaev zoran zaev

Sondazh

Poll