Bota

LDK përjashton nga funksionët në parti ish-kandidatin për kryekomunar

22 Dhjetor 2021, 18:15 Nga DOSJA
LDK përjashton nga funksionët në parti ish-kandidatin për

KOSOVË- Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosoves në Mitrovicë në mbledhjen e mbajtur sot, ka përjashtuar me votë unanime nga grupi parlamentar dhe funksionet tjera të partisë , Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina Imeri. Me anë të një postimi në Facebook, bëhet me dije se të shkarkuarit kanë vepruar në kundërshtim me qëndrimet e partisë dhe kanë bashkëpunuar me parti të tjera.

Postimi i Plotë: 

Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosoves në Mitrovicë në mbledhjen e mbajtur sot, me votë unanime, ka përjashtuar nga grupi parlamentar dhe funksionet tjera të partisë , Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina Imeri. Të lartëpërmendurit që nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbi votuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së. Të njejtit kanë shkelur mbi besimin që strukturat dhe votuesit besnik të LDK-së u kanë dhënë. Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia politike e aktivistëve të saj besnik.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni armend agolli xhyljeta morina imeri armend agolli xhyljeta morina imeri

Sondazh

Poll