Bota

Magjia e Artikut, dritat blu që vezullonin në dëborë

26 Dhjetor 2021, 18:00 Nga DOSJA
Magjia e Artikut, dritat blu që vezullonin në dëborë

ARTIK – Në Arktikun rus, në një stacion të largët në brigjet e Detit të Bardhë, biologia Vera Emelianenko u nis për një shëtitje në një natë të ftohtë dhjetori. Me të ishin Mikhail Neretin, djali i biologut molekular të stacionit dhe një çift qensh: një “schnauzer” gjigant dhe një terrier.

Sipas National Geographic, duke ecur përgjatë argjinaturave të akullta të zonës së baticës me erërat e forta të Arktikut, Neretin dalloi një ndriçim blu në breg. Mos i kishte rënë gjë telefoni. Ndërsa shkonin për të hetuar, hapat e tyre krijuan vija blu eterike.

“Dukeshin si dritat blu të Krishtlindjeve në dëborë,” thotë Emelianenko.

Biologia mblodhi një pjesë të borës, e vendosi nën një mikroskop dhe zbuloi se shkëlqimi ishte nga kafshët e vogla biolumineshente të quajtura kopepodë. Kopepodët janë krustace të vegjël vetëm disa milimetra të gjatë, afërsisht sa disa kokrriza rëre. Kopepodët ka gjasa të jenë kapur nga një rrymë e fuqishme në Detin e Bardhë që i nxori në breg. Baticat më 1 dhjetor, kur bora shkëlqyese u vërejt për herë të parë, ishin jashtëzakonisht të larta, gjë që sugjeron se baticat më të forta i detyruan kopepodët të zbresin në tokë  kjo specie kopepodësh quhet “Metridia longa”.

Biolumineshenca është një fenomen natyror që shkaktohet nga një reaksion kimik. Kjo ndodh kur energjia kimike mbulohet nga energjia e dritës, gjë që ndodh vetëm në një krijesë që mban një molekulë të quajtur luciferinë. Ndoshta ajo që është më e habitshme është se bora e “ndezur” nuk ishte parë më parë në një stacion biologjik që ka qenë aktiv për më shumë se 80 vjet.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota kuriozitete national geographic reaksion kimik rusia national geographic reaksion kimik rusia

Sondazh

Poll