Bota

Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë e Veriut, Franca angazhohet në zgjidhjen e problemit

22 Dhjetor 2021, 17:27 Nga DOSJA
Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë e Veriut, Franca angazhohet në

TIRANë – Franca pritet të angazhohet në çështjen e heqjes së vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të garantohet hapja e negociatave për integrimin në BE të fqinjit tonë. Lajmi bëhet me dije nga “ABC News” duke mësuar se shteti francez do të kërkojë të zhvillojë takime me qeveritë bullgare dhe maqedonase në mënyrë që të arrihet mirëkuptimi për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Impenjimi i madh i Francës në zgjidhjen e kësaj çështjeje lidhet me faktin se për 6 muajt e ardhshëm do të mbajë presidencën e BE-së.
Madje në kalendarin e takimeve të përcaktuara për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut, Franca do të shoqërojë qeverinë e Bullgarisë.

Pak kohë më parë, kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov bëri me dije se vendi i tij do të angazhohet në zbatimin e Traktatit të Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të sigurohet hapja e bisedimeve për integrimin në BE të këtij vendi. Bullgaria pranoi që të ndryshojë qëndrim për Shqipërinë në lidhje me çeljen e negociatave për integrim në BE duke e ndarë vendin tonë nga Maqedonia e Veriut.

Midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është krijuar një konflikt i madh politik për shkak se shteti maqedonas kërkon që vendet e BE-së të njohin identitetin kombëtar, gjuhën dhe kombin maqedonas, por Bulllgaria mohon ekzistencën e kombit maqedonas duke pretenduar se qytetarët maqedonas kanë kombësi bullgare.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota franca hapja e negociatave per maqedonine e veriut presidenca e be vetoja e bullgarise franca hapja e negociatave per maqedonine e veriut presidenca e be vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll