Bota

VIDEO / Mrekulli në det, ministri noton për 12 orë pasi rrëzohet helikopteri

22 Dhjetor 2021, 10:51 Nga DOSJA
VIDEO / Mrekulli në det, ministri noton për 12 orë pasi

MADAGASKAR – Ministri i Rendit në Madagaskar ka notuar për gati 12 orë pa pushim për të arritur në breg pasi helikopteri i tij u rrëzua në det të martën. Serge Gelle ishte një nga dy të mbijetuarit. Dy persona të tjerë, një xhandar dhe piloti, janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur.

“Unë nuk do të vdes ende, falë Zotit, fshatarëve dhe peshkatarëve të Mahambo. Nuk kam asnjë lëndim, vetëm jam ftohur. Do të kthehem në punë brenda 24 orëve,” – deklaroi ndër të tjera ministri.

♦️Le GDI Serge GELLE, un des passagers de l’hélicoptère accidenté hier a été retrouvé sain et sauf ce matin du côté de Mahambo.
☑️ Les sapeurs sauveteurs de la #4°UPC ont également retrouvé le carcasse de l’hélicoptère au fond de la mer. pic.twitter.com/sP2abwTMwB

— Ministère de la Défense Nationale Madagascar (@MDN_Madagascar) December 21, 2021

Ministri Gelle dhe një xhandar u gjetën të ndarë në brigjet e plazhit Mahambo, rreth 75 km në veri të Toamasina, qyteti port kryesor në Madagaskarin lindor. Drejtori i autoritetit detar, Jean-Edmond Randrianantenaina deklaroi se dy burrat u gjetën nga banorët vendas në vende të ndryshme.

Marrë nga news.sky.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll