Bota

Rusia ‘përgatit’ popullin për LUFTË! Televizioni: NATO të sprapset ose do të..

22 Dhjetor 2021, 10:45 Nga DOSJA
Rusia ‘përgatit’ popullin për LUFTË! Televizioni:

RUSI-Një gazetare në kanalin Russia 1 kërcënon se NATO duhet të sprapset vullnetarisht, ose do të jenë rusët ata të cilët do t’i përzënë me forcë, duke iu referuar çështjes së Ukrainës. Ka qënë ish-gazetari i të përditshmes amerikane “The New York Times” dhe gazetari i Radio Evropa e Lirë në Moskë, Matthew Luxmoore, ai i cili ka ndarë këtë mesazh që ka dërguar moderatorja.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka shpërndarë në rrjet videon e prezantueses ruse, e cila ka përdorur atë gjuhë.

“Rusia vendosi SHBA-në në një Catch-22. Ose tërhiqen vullnetarisht ose do t’i detyrojmë ta bëjnë me forcë. Dhe ne nuk japim asnjë garanci për sovranitetin e Ukrainës… Ndoshta jemi vërtet në prag të luftës me NATO-n’– thotë moderatorja ruse në video.

Hard to not vieë this as Russia priming its population for ëar.

“Russia placed the US in a Catch-22. Either they step back voluntarily or ëe’ll make them do it by force. And ëe make no guarantees about Ukraine’s sovereignty… Maybe ëe really are on the verge of ëar ëith NATO.” pic.tëitter.com/2IVg388ëTv

— Mattheë Luxmoore (@mjluxmoore) December 20, 2021

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar Moskën që të tërheqë trupat e saj nga kufiri ukrainas, duke thënë se një pushtim rus do të provokonte sanksione që do të goditnin Moskën më shumë se çdo tjetër e vendosur deri më tani. Ukraina, një ish-republikë sovjetike që aspiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, është kthyer në pikën kryesore midis Rusisë dhe Perëndimit, pasi marrëdhëniet janë përkeqësuar në nivelin e tyre më të keq në tre dekadat që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota lufte mes rusise dhe ukraines rusi-ukraine lufte mes rusise dhe ukraines rusi-ukraine

Sondazh

Poll