Aktualitet

Shpërndanin drogë, arrestohen 2 persona në Tiranë, procedohen 3 të tjerë

21 Dhjetor 2021, 15:32 Nga DOSJA
Shpërndanin drogë, arrestohen 2 persona në Tiranë,

TIRANË – Policia e Tiranës arrestoi sot 2 persona dhe procedoi 3 të tjerë për veprën penale shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas informacioneve policore, u ndaluan 28-vjeçari M.SH. dhe I.K. M.SH. u kap në flagrancë duke i dhënë doza cannabis sativa 28-vjeçarit A.B. Shkëmbimi po kryhej pranë banesës së I.K.

Për këtë ngjarje, do hetohen në gjendje të lirë A.B., 28 vjeç (prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike), E.Z., 19 vjeç dhe K.B. 21 vjeç për “Moskallëzim krimi”.

NJOFTIMI I POLICISë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune hetimore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se dy shtetas posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa në rrugën “Sali Nivica”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Në rrugën “Sali Nivica”, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. Sh., 28 vjeç, banues në rrugën “Mihal Grameno”, pasi u kap në afërsi të banesës së shtetasit I. K., duke i dhënë doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit A. B., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në rrugën “Sali Nivica”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit:

A. B., 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. Z., 19 vjeç dhe K. B., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi gjatë kontrollit u konstatuan në banesën e shtetasit I. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrest per shperndarje droge arrest per shperndarje droge

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2021, 22:18

Shënohet viktima e parë në Izrael nga Omicron

TIRANË– Varianti ‘Omicron’ i koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e pare. Konkretisht mësohet se viktima e parë në Izrael është një 60-vjeçar që...