Bota

“Keni 20 vjet që gjuani me ujë dhe plumba”, Ministri Peci habit me deklaratën

21 Dhjetor 2021, 21:41 Nga DOSJA
“Keni 20 vjet që gjuani me ujë dhe plumba”, Ministri Peci

KOSOVË –Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Faton Peci ka bërë një deklaratë ditën e sotme gjatë një debati në një komision parlamentar në Kuvendin e Kosovës që nuk është pritur shumë mirë.

“Ndaç gjuani më ujë e ndaç me plumba siç keni gjuajtur 20 vjet, nuk ka bir nenë që e ndal Faton Pecin”, tha ministri i Bujqësisë.

Megjithatë ai ka thënë se nuk ka parapëlqyer kurrë të debatojë për tematikën e vrasjeve të pasluftës. Ai thotë se politika ka ndërhyrë në drejtësi dhe për këtë faji është i Partisë Demokratike të Kosovës e cila nuk i ka zbardhur këto raste. Kjo për të e bën PDK deri diku të lidhur me këto vrasje.

“Mirëpo është një fakt që shumë personalitete politike në Kosovë sot nuk janë më në jetë pasi janë eliminuar fizikisht. Janë eliminuar edhe me plumba. Është fakt se të gjitha organizatat ndërkombëtare kredibile kanë pasur vlerësim për ndërhyrje të politikës në drejtësi. Kjo barrë para se gjithash bie mbi PDK-në pasi ata kanë qenë në qeverisje dhe nuk kanë zbardhur këto raste. Në një farë forme PDK ndërlidhet me këto vrasje”, tha ai.

Ai ka shtuar se tashmë ka dëshmi që në Ministrinë e Bujqësisë ka pasur krim të organizuar. Peci thotë se të gjithë fermerët që kanë qenë të detyruar të japin rryshfet për marrje të subvencioneve.

Gjatë një mbledhjeje të komisionit parlamentar, deputetja Ganimete Musliu, i tha Pecit se do të ballafaqohet me të në gjykatë, e pastaj i tha rrugaç e idiot dhe i hodhi ujë. Ndërkohë që Peci ia ktheu Musliut duke i thënë se nuk do të ketë hajni më për shokët e deputetes Musliu.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora faton peci kosove pdk faton peci kosove pdk

Sondazh

Poll