Bota

Prokuroria i kthehet ashpër Sveçlës pas arrestimeve: Mos u përziej në punët tona

21 Dhjetor 2021, 20:54 Nga DOSJA
Prokuroria i kthehet ashpër Sveçlës pas arrestimeve: Mos u

KOSOVË – Zyra e Prokurorit të Shtetit në Kosovë ka reaguar ditën e sotme pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, pasi ky i fundit komentoi arrestimet e sotme në Shtërpcë e Ferizaj duke e akuzuar se ministri u dha konotacion politik.

Arrestimet erdhën si rezultat i ndërtimeve në kundërshtim me ligjin në zonën e Brezovicës, ndërsa ato janë bërë në Shtërpcë dhe Ferizaj. Në reagimin e Prokurorit të Shtetit thuhet se hetimi dhe ndjekja e rasteve penale nuk është punë e MPB-së, por e Prokurorit të Shtetit dhe se këto hetime nuk kanë konotacion politik dhe nuk duhet të komentohen në organet politike. Sipas Prokurorit të Shtetit, ky aksion erdhi pas hetimeve disavjeçare nga Prokuroria.

Reagimi i plotë:

Prokurori i Shtetit reagon ndaj deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme, i cili ashtu si edhe aksioneve të tjera të prokurorisë edhe rastin e ditës së sotme të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj në komunën e Shtërpcës dhe më gjerë, mundohet që t’iu jap karakter politik. Hetimi dhe ndjekja e rasteve penale nuk është punë e Ministrisë së Punëve të Brendshme e as e sektorëve tjerë qeveritar, por është kompetencë ekskluzive e Prokurorit të Shtetit. Hetimet dhe rastet penale nuk kanë konotacion politik dhe nuk duhet të komentohen nga organet politike. Ne e mirëkuptojmë vlerësimin që pushteti ekzekutiv ka filluar ta ketë për punën e Prokurorit të Shtetit, mirëpo ia u bëjmë të qartë se duhet të respektohet ndarja e pushteteve dhe kompetencat që secili institucion i ka. Në këtë kontekst, secili institucion duhet të sillet konform përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese, pa u përzier në punët dhe kompetencat respektive. Aksioni i ditës së sotme është punë dhe angazhim disavjeçar i Prokurorisë i mbështetur nga organet tjera ligjzbatuese, për më tepër është në vazhdën e përpjekjeve të Prokurorit të Shtetit për forcimin e sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre individëve që kryejnë vepra penale pavarësisht pozitës, funksionit apo etnisë që ata kanë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora aksioni ne kosove kosova xhelal sveçla aksioni ne kosove kosova xhelal sveçla

Sondazh

Poll