Bota

OBSH ngre alarmin: Mutacioni Omicron po përhapet me shpejt se Delta

20 Dhjetor 2021, 20:45 Nga DOSJA
OBSH ngre alarmin: Mutacioni Omicron po përhapet me shpejt se Delta

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se varianti Omicron i Covid-19 po përhapet më shpejt se varianti Delta. Aljazeera shkruan se sipas kreut Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, Omicron po shkakton infeksione tek njerëzit tashmë të vaksinuar ose që e kanë kaluar Covid.

“Tani ka prova të qëndrueshme që Omicron po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta,” tha Ghebreyesus.

Varianti Omicron u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor dhe që atëherë vendi ka parë një rritje të infeksioneve. Një numër vendesh kanë vendosur ndalime udhëtimi që prekin Afrikën e Jugut dhe fqinjët e saj pas shfaqjes së Omicron, por kjo nuk ka arritur ta ndalojë atë të përhapet në mbarë botën.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota obsh omicron tedros adhanom ghebreyesus obsh omicron tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll