Bota

Gërvalla i del në mbrojtje Pecit: Imun ndaj provokimeve të shëmtuara

21 Dhjetor 2021, 21:32 Nga DOSJA
Gërvalla i del në mbrojtje Pecit: Imun ndaj provokimeve të

KOSOVË- Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz i ka dalë në mbrojtje Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit pasi përplasjes që ky i fundit pati ditën e sotme me deputeten Ganimete Musliu. Përmes një postimi në Facebook, e quajti Pecin guximtar mendjeprehtë, duke shtuar se është imun ndaj provokimeve.

Postimi i Gërvallës:

Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara. I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë. Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjatë një mbledhjeje të komisionit parlamentar, deputetja Ganimete Musliu, i tha Pecit se do të ballafaqohet me të në gjykatë, e pastaj i tha rrugaç e idiot dhe i hodhi ujë. Ndërkohë që Peci ia ktheu Musliut duke i thënë se nuk do të ketë hajni më për shokët e deputetes Musliu.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni   ganimete musliu donika gërvalla-schwarz faton peci   ganimete musliu donika gërvalla-schwarz faton peci

Sondazh

Poll