Aktualitet

Marrëveshjet!Rama: Në 2022 epokë e re, qytetarët nuk do kenë më dhimbje koke në kufi

21 Dhjetor 2021, 08:47 Nga DOSJA
Marrëveshjet!Rama: Në 2022 epokë e re, qytetarët nuk do

TIRANË– Marrëveshjet që do të nënshkruhen në takimin “Ballkani i Hapur”, kryeministri Edi Rama deklaroi se duke filluar nga viti 2022 fermerët, eksportuesit dhe importuesit nuk do të presin më nëpër kufij, pasi do të ketë shumë lehtësira për lëvizjen e tyre në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Rama u shpreh se në fillim të vitit të ri, qytetarët nuk do të përjetojnë më dhimbje koke e stres të pritjes në kufij.


Balkani i Hapur është një inisiativë, që e hap Balkanin dhe e përgatit për integrimin në BE. Ne po nënshkruajmë sot marrëveshje dy palëshe për njohjen e ndërsjelltë, ekipet tona kanë bërë një punë të shkëlqyer për lehtësimin e lëvizjes së mallrave, për njerëzit po bëjmë një hap të madh duke bërë një marrëveshje për lejen e punës. Duke e bërë një gjë të tillë ne fjalim për gjëra konkrete dhe po marrim hapa konkrete. Na duhet ta hapim rajonin. Sot kemi bërë një hap duke ndërmjetësuar ndërlidhjen. Kemi ftuar rektorë dhe pedagogë të universiteteve bujqësore. Ne kemi punuar me një sërë institucionesh ndërkombëtare, ky bashkëpunim është dypalësh ose 3 palësh, synimi mbetet i njëjtë, përgatitja e vendeve tona drejt BE-së. Dua të them se sot nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me zell përcjell një mesazh te njerëzit, te prodhuesit, fermerët, të cilët janë tashmë duke punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Me këto marrëveshje 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e dickaje të re, nga shkuarja në pikën A në pikën B. Ata nuk do të përjetojnë më dhimbje koke në kufi dhe çdo gjë do të ecë mirë. Numri i njerëzve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha do të rritet mes 3 shteteve pasi jo vetëm do të jetë për subjekte që operojnë por do ta bëjë të qartë që kjo hapësirë do të bëhet dinamike.‘ – u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: ‘Open Balkan’ zhvendoset në Tiranë!/ Dita e 2, marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama open balkan ne tirane edi rama open balkan ne tirane

Sondazh

Poll