Aktualitet

Djegia e flamurit serb! Brnabiç: Vuçiç më konfirmoi se gjithçka është mirë

21 Dhjetor 2021, 07:21 Nga DOSJA
Djegia e flamurit serb! Brnabiç: Vuçiç më konfirmoi se

BEOGRAD – Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka komentuar protestat që u zhvilluan në Tiranë kundër nismës ‘Ballkani i Hapur’. Ajo u shpreh se ka njerëz që kanë frikë nga një iniciative e tillë pasi rrezikon t’u tregojë dobësitë e tyre.

Gjithashtu ajo tregoi se ka biseduar me Presidentin Vuçiç pas ardhjes në Tiranë, duke sqaruar se takimi ka vijuar normalisht dhe se çdo gjë ka shkuar mirë pavarësisht protestës.

“Kam folur me presidentin dhe më konfirmoi se gjithçka ishte në rregull. Ai ka gjithë mbështetjen nga Beogradi. Si kudo në rajon edhe në Tiranë disa njerëz nuk mund të imagjinojnë një të ardhme ndryshe. Aleksandër Vuçiç është vizionar dhe ka parë një të ardhme tjetër për të pasur një lëvizje të lirë”, tha  Brnabiç.

Ish-Kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij, organizuan mbrëmjen e djeshme në Tiranë, një manifestim proteste kundër projektit “Ballkani i hapur” dhe vizitës në Tiranë, në këtë kuadër, të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili sot, së bashku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe atë shqiptar Edi Rama do të zhvillojnë takimin e radhës të këtij projekti.

Ndërkohë, 13 persona janë shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariate të ndryshme policie në Tiranë pas protestës së mbajtur kundër nismës “Open Balkan” gjatë të cilës u dogj dhe flamuri serb.

Ditën e sotme, Policia e Shtetit doli në një njoftim, ku lajmëroi arrestimin e 2 personave dhe ndjekjen në gjendje të lirë të 6 të tjerëve.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni ana brnabic kryeministrja e serbise open balkan ne tirane ana brnabic kryeministrja e serbise open balkan ne tirane

Sondazh

Poll