Aktualitet

Dogjën 4 flamuj kombëtar të Serbisë! Arrestohen 2 persona, procedohen 6 të tjerë

21 Dhjetor 2021, 07:34 Nga DOSJA
Dogjën 4 flamuj kombëtar të Serbisë! Arrestohen 2 persona,

TIRANË– Dy të arrestuar dhe 4 të proceduar nga policia e Tiranës për protestën e zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet. Policia informon se në pranga kanë përfunduar dy persona pasi dogjën flamurin e Serbisë, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, kundër ‘Ballkanit të Hapur’. Në pranga ra Astrit Cara, 41-vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56-vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

Sipas policisë, këta persona akuzohen se gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dogjën 4 flamuj kombëtar të Serbisë, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë. Strukturat e Policisë së Shtetit, pas provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe shoqërimin e 8 personave që u përfshinë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Në përfundim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. C., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe B. B., 56 vjeç, banues në Krujë.Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.

Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga qindra mbështetës protestoi ditën e djeshme kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic në Tiranë. Në orën 16:00 siç edhe kishte paralajmëruar, Berisha mbërriti në ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike aty ku po e prinisin të gjithë mbështetësit e tij. Bashkë me ta, Berisha marshoi drejt Kryeministrisë, aty ku qëndruan përafërsisht 2 orë. Një grup të rinjsh u ngjitën mbi shtylla dhe grisën e djegën flamujt serbë që ishin varur mbi to për ardhjen e Vuçiç në Tiranë. 13 persona u shoqëruan gjatë mbrëmjes ndërkohë që ndalimet vijojnë dhe ditën e sotme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane proteste kunder vucic ne tirane arrestime ne tirane proteste kunder vucic ne tirane

Sondazh

Poll