Aktualitet

Humbi jetën nga Covid-i, mjeku Drini Dobi shpallet “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”

21 Dhjetor 2021, 08:20 Nga DOSJA
Humbi jetën nga Covid-i, mjeku Drini Dobi shpallet “Qytetar Nderi i

GJIROKASTËR – Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) mjekut të mirënjohur, Drini Dobi, i cili humbi jetën pas një përballjeje të gjatë me Covid-19. Kanë qenë një grup mjekësh të spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër, të cilët në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta i propozuan Këshillit Bashkiak akordimin e këtij vlerësimi.

Titulli mjekut gjirokastrit i’u akordua me motivacionin “Mjek i shkëlqyer, simbol i sakrificës dhe humanizmit, profesionist brilant që e nderoi bluzën e bardhë dhe qytetin tonë kudo ku punoi dhe dha kontributin e tij”.

Drini Dobi humbi jetën si pasojë e COVID-19 në moshën 51- vjeçare. Ai ishte njëri ndër mjekët neurologë më të mirë në Shqipëri. Punoi për më tepër se dy dekada në QSUT dhe prej dy vitesh drejtonte Shërbimin Neurovaskular.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drini dobi qytetar nderi i gjirokastres drini dobi qytetar nderi i gjirokastres

Sondazh

Poll