Politike

Alibeaj ngatërron Bardhin me Bardelin: Ai lexoi emrat e delegatëve për 3 orë rresht

20 Dhjetor 2021, 21:54 Nga DOSJA
Alibeaj ngatërron Bardhin me Bardelin: Ai lexoi emrat e delegatëve

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ngatërruar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi me Sekretaren për Marrëdhëniet me Publikun, Greta Bardeli. I ftuar në “Open”, Alibeaj duke nënkuptuar Bardhin tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka lexuar një nga një emrat e 5 mijë e 4 delegatëve që morën pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha. 

“Sot për të paktën tre orë Sekretari i Përgjithshëm i lexoi një më një. Dhe kush të dojë mund t’i verifikojë,”– tha Alibeaj.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mesditën e sotme, në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se ai do të ndalet të lexojë vetëm listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që kanë qenë prezent në mbledhje, ndërsa të tjerët do t’i lexonte Bardeli. 

“Unë fillimisht do të ndalem vetëm në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që kanë qenë prezent në mbledhje. Më pas, duke qenë se procesi i leximit e të gjitha emrave do të marrë shumë kohë, do t’ia kaloj fjalën për pyetje përfaqësuesve të medias që janë në këtë sallë, për të marrë sqarime për çështje që mund të kenë interes për ta dhe opinionin publik dhe më pas, do të kërkoja durimin e secilës prej mediave për të transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë emrat që do të lexohen nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, zonja Greta Bardeli,”- tha Bardhi.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj gazment bardhi greta bardeli enkelejd alibeaj gazment bardhi greta bardeli

Sondazh

Poll