Politike

Basha: Nuk ndryshova qëndrim, ndryshoi sjellje SPAK-u, të goditet korrupsioni

20 Dhjetor 2021, 20:49 Nga DOSJA
Basha: Nuk ndryshova qëndrim, ndryshoi sjellje SPAK-u, të goditet

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tregoi se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj punës së organeve të reja të drejtësisë, por ka ndryshuar sjellja e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Në emisionin “Real Story”, lideri i PD-s përshëndeti arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për përfshirje në aferë korruptive. Ai këmbënguli se duhet të vazhdojë lufta e organeve të drejtësisë ndaj korrupsionit.

BASHA: Jemi tradhëtuar në 6-8 ligjet pa konsensuin tonë. Kemi votuar një ligj për SPAK dhe BKH. Instistojmë që SPAK të jetë në krye të detyrës. Në dy raste SPAK hoqi përgjegjësinë nga vetja për dosjet 384 dhe 339. Më në fund kemi parë provën e parë të arrestimit të një ministri.

S’kam ndryshuar qëndrim, por ndryshoi SPAK. SPAK po financohet nga taksat e shqiptarëve, SHBA dhe BE. Që nga momenti i krijimit të saj, punën e kishte gati para syve. E kishte gati për çështjet më flagrante të korrupsionit. Është krijuar për të mbrojtur mirëqenien shqiptare: aleanca e korrupsionit të politikës me krimin.

Por duhet të kuptojmë që në gjithë këtë investim që po bën Shqipëria, presioni është që SPAK të mos veprojë nga ata që kanë pushtetin. Hetoni korrupsionin. Goditini të gjithë sipas ligjit.Ju mbështesim pa kushte në zbatimin e ligjit dhe mandatit që ju ka dhnë shqiptarët. Ajo pjesë e opozitës. Le të jetë ky fillimi i asaj që presin shqiptarët. Të goditet korrupsioni.

(d.v.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bkh lulzim basha spak bkh lulzim basha spak

Sondazh

Poll