Politike

“Më lër të flas”, debati Alibeaj-Sejamini, Vasili ndërpret emisionin: Qetësohuni ju

20 Dhjetor 2021, 21:07 Nga DOSJA
“Më lër të flas”, debati Alibeaj-Sejamini, Vasili

TIRANË- Debat mes deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe analistit Neritan Sejamini ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin Open, Alibeaj dhe Sejamini kanë debatuar për shkak se ky i fundit ka thënë se PD-ja ka nevoj për ndryshim dhe për figuratë reja në të. Kjo gjë ka bërë që Alibeaj t’i kundërvihet Sejaminit, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e moderatores Eni Vasili që të qetësoj situatën, duke vendosur publicitet. 

Pjesë nga debati:

Sejamini: PD nuk ka kuptuar nevojën për ndryshim. PD ka nevojë për figura të reja, ata duhet ta hiqen mënjanë. I duhet një ekip i ri, fytyra të reja.

Alibeaj: Më lini të vazhdoj, po thoja se…

Sejamini: PD është në krizë besimi. Kur Berisha mendohet si agjent ndryshimi nuk e di domethënë se çfarë mund të presim. Ne mund të flasim për numrat e protestës, kurse ju s’keni takuar asnjë demokrat. 

Alibeaj: Çfarë po thoni

Sejamini: Basha ka që në qershor që nuk takon asnjë demokrat të vetëm, jeni mbyllur në godin

Alibeaj: Mund të flas, atëherë mund të flas

Vasili: Ju lutem, ju lutem…

Sejamini: Ore edhe sa zgjedhje duhet të humbasë kryetari i partisë që të ikë? Edhe sa

Vasili: Publicitet, ju lutem, sa të qetësoheni dhe ju…

(I.A;f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll