Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Prrenjas, Benzi përplas për vdekje qytetarin

21 Dhjetor 2021, 06:21 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Prrenjas, Benzi përplas

LIBRAZHD – Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Prrenjas, teksa mjeti tip ‘Benz’ ka përplasur një qyetar të cilin e ka lënë të vdekur në vend. Drejtuesi i mjetit, sipas burimeve me iniciale B.SH., është 36 vjeç dhe banues në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:30, ndërsa viktima është ende i paidentifikuar. Gjithashtu nuk dihet gjendja e shoferit dhe detajet shtesë nga aksidenti fatal.

Njoftimi i plotë i policisë

Më datë 21.12.2021, rreth orës 05 : 30., në aksin  Prrenjas – Librazhd, vëndi Prrenjas Fshat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident librazhd – prrenjas aksident aksident librazhd – prrenjas

Sondazh

Poll