Politike

Bardhi i lexoi emrin, delegati i Krujës: S’kam qenë në Kuvendin e 18 dhjetorit

20 Dhjetor 2021, 21:52 Nga DOSJA
Bardhi i lexoi emrin, delegati i Krujës: S’kam qenë në

TIRANË – Njëri prej delegatëve të Partisë Demokratike në Krujë Ilir Dervishi denoncoi sot se nuk ka marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit. Në një mesazh të publikuar në Facebook, Dervishi thotë se atë datë ka qenë pjesë e komisionit të mbajtjes së referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i PD-së.

Denoncimi i tij vjen pasi sekretari i PD-së Gazment Bardhi lexoi sot emrat e delegatëve demokratë që morën pjesën në Kuvendin e 18 dhjetorit, ku mes tyre u lexua dhe emri i Ilir Dervishit.

POSTIMI I ILIR DERVISHI:

Ngjashmëria ime e emrit me një funksionar tjetër të PD nuk ka të bëjë me mua si individ, dhe dua të përgënjështroj përdorimin e emrit tim, përkushtimi im është në zbatim të vullnetit të demokratëve krutanë dhe shqiptarë për një PD.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i 18 dhjetorit, PD: Kishim 5004 delegatë! Tek Berisha votuan drejtues të LSI

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi kuvendi i 18 dhjetorit referendumi kunder bashes gazment bardhi kuvendi i 18 dhjetorit referendumi kunder bashes

Sondazh

Poll