Aktualitet

VD-Berisha flet para protestës, i veshur kuqezi: Basha tradhëtoi çështjen kombëtare

20 Dhjetor 2021, 15:14 Nga DOSJA
VD-Berisha flet para protestës, i veshur kuqezi: Basha tradhëtoi

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhet e fundit vetëm pak minuta para nisjes së protestës së paralajmëruar kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. I pyetur nëse kjo protestë po bëhet për t’i treguar forcën kryedemokratit Lulzim Basha, Berisha tha se do të mbrojnë interesin e shqiptarëve pasi kreu i PD-së e ka tradhëtuar çështjen kombëtare. Berisha u vu re se ishte veshur kuqezi gjë që e konsideroi simbol të përjetshëm të shqiptarëve. 


Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Të gjithë qytetarët dhe qytetaret shqiptare bashkohen sot në mbrojtje të interest të tyre kombtëar. Protesta është kundër aleancës trilateral, Beogradit me vasalët e tij dhe s’është aspak kundër marrëveshje rajonale. është një aleancë e rrezikshme që nuk e mbështesin vendet e Ballkanit. Do të mbrojmë interesin e shqiptarëve.

Pyetje: A po i tregoni Lulzim Bashës forcën në protestë?

Sali Berisha: Ballkani i Hapur u themelua në Novisad por nëse ka një gjëtë rëndë është se Lulzim Basha tradhëtoi çështjen kombëtare.

Pyetje: Keni veshur kravatë të kuqe, ka ndonjë simbolikë apo rastësore?

Sali Berisha: Kuqezi është simboli i përjetshëm i shqiptarëve.

LAJM KRYESOR:Berisha PROTESTË për “Open Ballkan”, Policia gati, rrethohet Kryeministria

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore proteste kunder vucic ne tirane sali berisha proteste kunder vucic ne tirane sali berisha

Sondazh

Poll