Bota

Tajfuni Rai në Filipine, shkon në 375 numri i personave që kanë humbur jetën

20 Dhjetor 2021, 18:06 Nga DOSJA
Tajfuni Rai në Filipine, shkon në 375 numri i personave që

FILIPINE- Të paktën 375 njerëz kanë humbur jetën pasi një stuhi e fuqishme goditi Filipinet të enjten. BBC shkruan se super Tajfuni Rai – me erëra prej rreth 195 km/h goditi ishujt juglindorë të vendit duke bërë që më shumë se 400 mijë persona të frikësohen për jetën e tyre.

Të paktën 500 persona janë plagosur dhe 56 të tjerë janë raportuar të zhdukur nga policia lokale. Ekipet e shpëtimit kanë përshkruar skena tronditëse të ngjarjes. Por përcaktimi i shkallës së humbjeve është i vështirë, pasi komunikimi me një sërë zonash është ndërprerë.

Tajfuni Rai goditi Filipinet më 17 dhjetor dhe erërat arritën deri në 195 kilometra në orë. Shumica e viktimave kanë vdekur për shkak se janë goditur nga pemët dhe muret që janë rrëzuar, janë mbytur në vërshime apo janë bllokuar nën gërmadha pas rrëshqitjeve të dheut.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota tajfuni ne filipine tajfuni rai tajfuni ne filipine tajfuni rai

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2021, 17:47

Britania e Madhe: Boris Johnson dhe metoda Orban

SHBA – Nuk kalon as një ditë në ishull pa shpërthyer skandale të reja rreth Boris Johnson-it dhe qeverisë së tij. Fotografitë e reja të festave të ç...