Aktualitet

“OPSON 8”/ Policia e Shtetit mësyn në bizneset e 70 vendeve të botës, sekuestrohen tonelata produktesh të skaduara

23 Qershor 2019, 12:52 Nga DOSJA
“OPSON 8”/ Policia e Shtetit mësyn në bizneset e 70

SHQIPËRI– Janë arrestuar nëntë persona, një është shpallur në kërkim e ndërsa në gjendje të kirë po procedohen penalisht 22 persona, pasi akuzohen për trafik të pijeve ushqimore nën stadartet e lejuara. 

Dosja.al mëson se në kuadër të operacionit ndërkombëtar “OPSON 8” janë sekuestruar edhe tonelata me ushqime të skaduara dhe nën standratet e lejuara për shitje dhe konsum.

Ky operacion ndërkombëtar është zhvilluar nga INTERPOL dhe EUROPOL, por pjesëmarrëse ka qenë gjithashtu Policia e Shtetit. 

Mësohet se operacioni është zhvilluar në 70 vende nga e gjithë bota, ku janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar të koduar “OPSON 8”

Operacioni me pjesëmarrjen e më shumë se 70 vendeve nga e gjithë bota.

Ky operacion ndërkombëtar u mbështet nga INTERPOL dhe EUROPOL

Qe prej 4 vitesh, Shqipëria nëpërmjet Policisë së Shtetit mbështet dhe merr pjesë në Operacionin Ndërkombetar “OPSON 8”, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarte dhe të falsifikuara.

Gjatë operacionit në Shqipëri gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia në të gjitha qarqet janë arritur këto rezultate:

-Janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

– Janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale”, gjithsej 8 subjekte..

– Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale “Mashtrim”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, Prodhim të Kundraligjshëm, “Punësimi i paligjshëm”, ” Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave osi i formularëve”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Prodhim i kundraligjshëm i artikujëve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave”, gjithsej 30 subjekte,.

– Janë proceduar penalisht në gjendje të lire 22 persona,.

– Janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 9 persona,.

– Është shpallur kërkimi për 1 person

– Janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde apo të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në sasitë:

Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66 litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi etj, të gjitha kapin vlerën rreth 160 000 USD.

(f.m/k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet europol interpol operacion ne 70 vende te botes operacioni nderkombetar opson 8 policia e shtetit sekuestrohen tonelata me ushqime te skaduara europol interpol operacion ne 70 vende te botes operacioni nderkombetar opson 8 policia e shtetit sekuestrohen tonelata me ushqime te skaduara

Sondazh

Poll