Aktualitet

Sekuestrohen 680 kg drogë në Itali, pranga 4 personave, mes tyre dy shqiptarë

20 Dhjetor 2021, 14:52 Nga DOSJA
Sekuestrohen 680 kg drogë në Itali, pranga 4 personave, mes tyre dy

ITALI– 680 kg hashash dhe marijuanë janë sekuestruar në Itali në kuadër të një operacioni të zhvilluar orët e fundit. Mediat italiane shkruajnë se në pranga kanë rënë katër persona, mes tyre dy shqiptarë, një prej të cilëve njëri prej tyre posedonte edhe një pistoletë model ‘357 Magnum’.

Të katërt, me banim në provincat Alessandria dhe Asti, kishin tërhequr vëmendjen e hetuesve me lëvizjet e dyshimta që bënin. Pas hetimeve dhe ndjekjeve u zbulua se të arrestuarit e kishin bazën logjistike në një kasolle. Në momentin që policia shkoi t’i prangoste, tre prej tyre nuk kundërshtuan por u vetëdorëzuan, ndërsa njëri tentoi të fshihej.

Ai u fut nën motorin e një kamioni që përdornin për transport, por pak minuta më vonë u arrestua bashkë me tre të tjerët. Pas kontrele u gjet droga që ishte fshehur brenda rimorkios së kamionit. Pas peshimit u konstatua se aty ishin 600 kilogramë drogë. 80 kilogramë drogë të tjera u gjetën brenda njërës prej makinave me të cilat dy prej tyre kishin shkuar në kasolle për të transferuar ngarkesën.

Të katërt u lanë në burg për trafik droge.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll