Politike

“Bombat” e Bild, Prokuroria merr në pyetje 8 persona në lidhje me “Dosjen 339”

23 Qershor 2019, 16:52 Nga DOSJA
“Bombat” e Bild, Prokuroria merr në pyetje 8 persona në

TIRANË– Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyejte 8 persona të tjerë në lidhje me përgjimet e dala nga “Dosja 339/1”.

Ende nuk dihen identitetet e tyre, ndërkohë kujtojmë se gjatë javës u morën në pyetje Ilir Ndraxhi dhe Ani Dyrmishi.

Gazeta Gjermane “Bild” publikoi disa audiopërgjime lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.

Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild dosja 339/1 16 pergjimet e bild dosja 339/1

Sondazh

Poll