Politike

Kriza politike në vend, VATRA bën thirrje për dialog: Siguroni paqen

23 Qershor 2019, 16:21 Nga DOSJA
Kriza politike në vend, VATRA bën thirrje për dialog: Siguroni

TIRANË– VATRA u ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë që të ulen për dialog në mënyrë që të arrijnë në një marrëveshje të përbashkët.

Organizata shqiptaro-amerikane ka shpehur shqetësimin e saj në lidhje me krizën në të cilën po kalon Shqipëria aktualisht. Në deklartën zyrtare thuhet gjithashtu se vetëm përmes një dialogu mudn të arrihet paqja në shoqëri.

VATRA e cilëson si të paprecedentë dhe thotë se është thellësisht i dhimbshëm fakti që pas afro tre dekadash pluralizëm, ka ende problem të tilla në Shqipëri në lidhje me proceset zgjedhore.

Konflikti civil, i cili po hedh shtat dita-ditës nuk duhet lejuar dhe qeveria ka përgjegjësinë kryesore të gjejë rrugët për shuarjen e tij. Ashpërsimi i mosmarrëveshjeve politike shoqërohet fatkeqësisht me ndasi të mëdha shoqërore, gjë e cila dëmton objektivat evropiane të vendit”, thuhet në deklaratë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike shqiperi vatra ben thirrje per dialog kriza politike shqiperi vatra ben thirrje per dialog

Sondazh

Poll