Aktualitet

Lojëra fati brenda lokalit! Arrestohet biznesmeni në Tiranë

20 Dhjetor 2021, 07:55 Nga DOSJA
Lojëra fati brenda lokalit! Arrestohet biznesmeni në Tiranë

TIRANË– Një 52-vjeçar është arrestua nga policia pasi u konstatua duke ushtruar lojëra fati të paligjshme, nëpërmjet lotarive sportive. 52-vjeçari e ushtronte aktivitetin në një lokal në pronësi të tij në rrugën “Selman Riza” në Tiranë. Në pranga ka rënë personi me inicialet Z. T, ndërsa janë sekuestruar dy aparatura dekoder dhe një aparat celular që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë të rinj, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi Z. T., 52 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Selman Riza”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparatura dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë të rinj, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane lojera fati tirane arrestim ne tirane lojera fati tirane

Sondazh

Poll