Politike

Berisha poston foton e Gardës së 2019/ Alibeaj: Fotomontazhe, i dëshpëruar!

19 Dhjetor 2021, 15:11 Nga DOSJA
Berisha poston foton e Gardës së 2019/ Alibeaj: Fotomontazhe, i

TIRANË – Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se në selinë blu ka forca të armatosura. Me në të një postimi në Facebook, Alibeaj i hodhi poshtë akuzat e liderit historik të PD-së, duke pretenduar se fotoja e publikuar prej tij, ishte shkrepur në vitin 2019 në tarracën e Kryeministrisë.

Alibeaj tha shpifjet dhe akuzat e rreme të Berishës janë aq të dëshpëruara sa edhe aktet e tij të muajve të fundit. Ai bëri thirrje se ishte koha të lihej pas e shkuara dhe se demokratët zgjodhën të ardhmen duke lënë pas manipulimet qesharake.

Shkrimi i plotë:

Shpifjet, akuzat e rreme apo fotomontazhet ndaj çdokujt që mendon kundër ishin dhe mbeten metoda bolshevike me të cilat funksionoi regjimi i shkuar dhe nostalgjikët e tij që janë ende në qarkullim. PD nuk është peng i së shkuarës dhe e mentalitetit enverist. Selia e saj është e demokratëve dhe nuk ka as forca speciale as policë të Edi Ramës në të. Fotomontazhet e halleve të Sali Berishes janë sa shpifëse aq dhe të dëshpëruara, si çdo akt i tij gjatë muajve të fundit. Në epokën moderne të internetit me një kërkim në google gjendet lehtë se fotomontazhi i SB është një foto e shkrepur në vitin 2019 në tarracën e Kryeministrisë. Siç manipulon këto foto, manipulonte dhe me demokratët për hallin e tij gjatë këtyre muajve. Por tani është koha për të lënë pas të shkuarën. Demokratet zgjodhën të ardhmen dhe këto manipulime qesharake vetëm konfirmojnë qartas se kanë bërë zgjedhjen e duhur

Fotoja e publikuar nga Sali Berisha është një fotomontazh ku janë bashkuar dy foto. E para është tarraca e Kryeministrisë ku qëndrojnë punonjës të Gardës fotot e protestave të opozitës në vitin 2019, dhe e dyta tarraca e godinës së selisë blu, një ditë më parë. Reagimi i Berishës vjen pasi ditën e djeshme u raportua se në tarracën e PD ishin vendosur forca të policisë për të ruajtur selinë. Ndërkohë që kjo gjë u mohua nga kryeministri Rama si dhe nga vetë strukturat e PD-së.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj kuvendi i pd partia demokratike sali berisha enkelejd alibeaj kuvendi i pd partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 19 Dhjetor 2021, 09:43

Berisha: Aty ku lind shpresa, lind fitorja

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u ka uruar mirëmëngjesin shqiptarëve me një video nga Kuvendi i Kombëtar i PD-së në 11 dhjetor. Me anë të një postimi...