Politike

“Open Balkan”, zbardhet agjenda e takimit në Tiranë, Rama fton dhe Alex Soros

19 Dhjetor 2021, 16:03 Nga DOSJA
“Open Balkan”, zbardhet agjenda e takimit në Tiranë, Rama

TIRANË– Takimi i radhës i Open Balkan pritet të mbahet nesër dhe pasnesër në Tiranë, ku pritet të bëhet nënshkrimi i 5 marrëveshjeve shtesë në kuadër të iniciativës për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Nesër do të priten delegacionet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ndërkohë që është parashikuar se në Tiranë do të mbahet edhe një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë Rama për mysafirët ka parashikuar darkë zyrtare në resortin e Gjergj Lucës në Elbasan. Në të njëjtin takim do të jenë të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësuesi i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur.

Ditën e martë takimi do të nisë në pallatin e Brigadave në orën 09:00, ku Zaev dhe Vuçiçi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve do të nisin punën me delegacionin shqiptar të udhëhequr nga kryeministri Rama. Ekipeve të 3 vendeve do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, drejtori i Ceftës Emir Djikic, si dhe Sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Deri më tani raportohet se marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiç e Zaev është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës; po ashtu do firmoset edhe akordi për skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndersjelltë për operatoret ekonomi. E në fund, ashtu siç është bërë traditë, takimi pritet të mbyllet me konferencën për shtyp traditë, të tre liderëve.

LAJMI KRYESOR: Vuçiç në Tiranë, Berisha e pret me protesta, Presidenti i Serbisë: Lidhim popujt

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike open ballkan ne tirane sali berisha tirane open ballkan ne tirane sali berisha tirane

Sondazh

Poll

Politike 19 Dhjetor 2021, 09:43

Berisha: Aty ku lind shpresa, lind fitorja

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u ka uruar mirëmëngjesin shqiptarëve me një video nga Kuvendi i Kombëtar i PD-së në 11 dhjetor. Me anë të një postimi...