Aktualitet

Temperaturat do të shkojnë deri në -5 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

20 Dhjetor 2021, 06:23 Nga DOSJA
Temperaturat do të shkojnë deri në -5 gradë celsius,

TIRANË – Në vendin tonë,  ashtu sikurse në të gjithë Gadishullin e Ballkanit, vijon ndikimi i masave ajrore të ftohta, por të kthjellëta.

Dita sot do të nisë me kthjellime por në zonat malore vijojnë të jenë prezent ngricat dhe temperaturat e ulëta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ndërsa vranësirat shfaqen në zonat Juglindore duke sjellë reshje të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga -5°C deri në 12 °C.

Era do të fryjë mestare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore moti moti ne shqiperi moti moti ne shqiperi

Sondazh

Poll