Aktualitet

Vuçiç e Zaev në Tiranë, Berisha e pret me protesta, Presidenti serb: Lidhim popujt

19 Dhjetor 2021, 15:06 Nga DOSJA
Vuçiç e Zaev në Tiranë, Berisha e pret me protesta,

TIRANË– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të vijnë në Tiranë në kuadër të takimit të radhës për nismën “Open Balkan”, por do të priteb me protesta. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që nesër në orën 16:00 të gjithë mbështetësit e tij të mblidhen në selinë e Partisë Demokratike. Më pas, siç bëhet me dije dhe në posterin e Berishës, të gjithë do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë që vetë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e konsideron si një idhje mes popujve takimin që do të zhvillohet nesër në Tiranë në kuadër të ‘Open Balkan’. Vuçiç është shprehur se ky takim do të sjellë shumë përfitime dhe se është e domosdoshme që të bashkohen edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor me Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por Rama, Vuçiç dhe Zaev nuk do të jenë të vetmit që do të marrin pjesë në takim. Kreu i qeverisë shqiptare për mysafirët ka parashikuar darkë zyrtare në resortin e Gjergj Lucës në Elbasan. Në të njëjtin takim do të jenë të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësuesi i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur.

Ditën e martë takimi do të nisë në pallatin e Brigadave në orën 09:00, ku Zaev dhe Vuçiçi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve do të nisin punën me delegacionin shqiptar të udhëhequr nga kryeministri Rama. Ekipeve të 3 vendeve do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, drejtori i Ceftës Emir Djikic, si dhe Sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Po ashtu, marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiç e Zaev është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës; po ashtu do firmoset edhe akordi për skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndersjelltë për operatoret ekonomi. E në fund, ashtu siç është bërë traditë, takimi pritet të mbyllet me konferencën për shtyp traditë, të tre liderëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Për çfarë do vijë Vuçiç?”/ Këshilltari i Metës: Rama e ka mik, shqiptarët JO!

Vuçiç në Tiranë,media serbe: Berisha ndihmohet nga Haradinaj, ja roli i Sali Lushajt

“Open Balkan”, zbardhet agjenda e takimit në Tiranë, Rama fton dhe Alex Soros

Berisha e pret me protesta, Vuçiç jep mesazhin: Në Tiranë do lidhim popujt tanë

Vuçiç në Tiranë/ Edita Tahiri: Protesta duhet të përkrahet nga të gjithë

PROTESTA nesër! Berisha: Nisemi nga selia e PD drejt Kryeministrisë

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore aleksander vucic open balkan ne tirane sali berisha aleksander vucic open balkan ne tirane sali berisha

Sondazh

Poll