Bota

Vuçiç e Daçiç në listën e zezë për krime ndaj shqiptarëve, Rama i mirëpret në Tiranë

19 Dhjetor 2021, 19:48 Nga DOSJA
Vuçiç e Daçiç në listën e zezë

TIRANË – Këshilli i Europës, në 10 maj të vitit 1999, shpalli një listë me emrat e zyrtarëve serbë që do të shpalleshin ‘non grata’ në Bashkimin Europian. Pjesë e kësaj liste ishin edhe Aleksandër Vuçiç, në atë kohë ministri Informacionit në qeverinë e Sllobodan Millosheviçit, që po masakronte shqiptarët e Kosovës dhe Ivica Daçiç, zëdhënës i partisë së Millosheviçit do të përfshihej në atë listë. Ata do të shpalleshin ‘non grata’ për masakrimin e shqiptarëve dhe boshnjakëve gjatë luftërave serbe në Ballkan.

Megjithatë kjo nuk ka qënë një pengesë mesa duket për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili nëpërmjet edhe nismave si Ballkani i Hapur ka theksuar bashkëpunimin dhe marrëdhënien e mirë sidomos me kryeministrin e Serbisë tashmë, Vuçiç.

Rama nesër pret në Tiranë Aleksandër Vuçiçin, për takimin e radhës të nismës Ballkani i Hapur, e cila nuk shihet me sy shumë të mirë nga liderët e Ballkanit të cilët e konsiderojnë një konkurruese të Procesit të Berlinit.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic ballkani i hapur ivica dacic sllobodan milloshevic aleksander vucic ballkani i hapur ivica dacic sllobodan milloshevic

Sondazh

Poll